Veseli shkel Rregulloren e Kuvendit, mblidhet Komisioni për Legjislacion
Prishtinë, 2 mars - Komisioni për Legjislacion, Mandate,Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet me të vetmin rënd dite Shkelja e Rregullores së Kuvendit nga Kryetari Kuvendit.
Kjo mbledhje eshte thirrur pasi qe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi me të marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, iu është ndaluar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Veseli nuk e ka lejuar Krasniqin ta përfundoj 3 minutëshin e fjalës pasi që ky i fundit u shpreh “Siç mund ta dini të hënë Gjykata e Apelit i liroi aktivistët e VV-së. Unë kam dalë këtu për t’ua parë ftyrën juve deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së edhe t’ua bëj disa pyetje”, tha Krasniqi.