Veseli: Reformat në qeverisje, për të mirën e qytetarëve
Prishtinë, 11 mars - "Mungesa e llogaridhënies politike nuk guxon të na kthehet në dukuri normale, dhe PDK-ja po merr qëndrim përgjegjës në raste të tilla. Kemi një vazhdimësi goditjesh të zyrtarëve tanë, dhe natyrisht se janë shqetësuese rastet e tilla, theksoi nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Edhe pse sipas ka një dozë mjegullie në to, PDK asnjëherë nuk ka përçuar mesazhe mosbindjeje apo rezistence ndaj vendimeve të drejtësisë. "Si partia më e madhe në vend, ne ndiejmë përgjegjësi për këto."
Ai këto komente i bëri në një intervistë për Radio Kosovën.
Se çka presin qytetarët nga këto reforma, Veseli tha forcimi i shtetit ligjor, një ekonomi konkurrente dhe zhvillim i qëndrueshëm, edukimi inovativ në përputhje me nevojat e ekonomisë së tregut, shëndeti bazik i garantuar për qytetarët e vendit, me shërbime shëndetësore të liberalizuara, janë disa nga prioritetet tona, pa lënë anash investimet e mëtejshme në infrastrukturë dhe përfshirje më të madhe të njerëzve inovativ në përgjegjësi institucionale.
Bujqësia do të shndërrohet në një nga prioritetet qeverisëse, si pika më e prekshme e rritjes së prodhimit vendor, zbutjes së papunësisë, uljes së deficitit tregtar dhe përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve. Mbi 62 për qind e popullit tonë jeton në fshat."
"Prandaj, ne do të nxisim zhvillimin e bujqësisë moderne intensive, pra do të rriten investimet në këtë veprimtari, duke e shkëputur atë nga praktika tradicionale e prodhimit klasik në industri të prodhimit bujqësor, nga lënda e parë deri në produktin final për konsumatorin. Aktualisht, fermerët tanë, por edhe bizneset e tjera dhe qytetarët, ballafaqohen me kamata të larta kreditimi, tha ndër të tjera, nënkryetari i PDK-së.