Veseli: Qeverinë e formojmë brenda pak javësh
Prishtinë, 9 qershor - Zëvendëskryetari i PDKsë, Kadri Veseli, ka thënë se populli i Kosovës vendosi që PDK të jetë fituese. Ai ka thënë se populli vendosi që të ketë vazhdimësi të qeverisjes nga PDK dhe kryeministri Thaçi.
Populli vendosi dje, PDK është partia fituese, populli vendosi që të ketë vazhdimësi të qeverisjes nga PDK dhe kryeministri Thaçi, ka deklaruar Veseli.
Koalicioni i ardhshëm do të jetë shumë i mirë.
Ky koalicion do të jetë shumë stabil, shumë qëndrueshëm edhe në projeksionin e premtimeve elektorale që i kemi dhënë gjatë këtyre ditëve, ka thënë Veseli duke shtuar se PDK nuk e ka problem të gjejë partnerë për koalicion dhe se qeveria do të formohet brenda pak javësh.
Ai ka thënë se do të ketë bashkëpunim me të gjitha partitë në interes të qytetarëve.
Nuk do të jemi përjashtues sepse populli i ka votuar të gjitha partitë, ka thënë Veseli.