Veseli: Qëndrimet e opozitës janë politike
Prishtinë, 3 gusht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me riprocedimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale nuk po bëhet shkelje e procedurave.
Ai ka thënë se po shihet qartë se qëndrimet e opozitës janë politike. Unë nuk do ti shkelë Ligjet apo Kushtetutën vetëm se ju doni, ka thënë Veseli, duke ua përcjellë këtë mesazh opozitës.