Veseli përkujton viktimat e Holakoustit
Prishtinë, 27 janar - Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka deklaruar se Dita e sotme 27 Janari është dita botërore e përkujtimit të viktimave të Holakoustit, e ftohtë dhe e trishtuar është kujtesa e krimit të bërë nga nazistët kundrejtë një populli të tërë, kundër hebrenjëve.
"Atëherë kur ndërgjegjja dhe guximi njerëzor i qytetarëve dhe popujve evropian u vu në sprovë, shqiptarët përdorën kulturën e tolerancës të instaluar me shekuj. Ndjeshmëria e popullit tonë ndaj Hebrenjëve të rrezikuar për shfarosje, kishte traditë shekullore", ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij kur ata po përjetonin ferrin në tokë, shqiptarët pa dallim ua hapën dyertë e shtëpive dhe i deklaruan antarë të familjeve. Sot kur përkujtojmë viktimat e Holakoustit, përkujtojmë me respekt edhe Heronjët e heshtur që ndihmuan shumë hebrenjë drejtë mbijetesës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
"Dita e 27 Janarit, është ditë në të cilën qytetarët dhe kombet reflektojnë, se toleranca, bashkjetesa dhe harmonia në mesin e diversiteteve racore, etnike, religjioze e kulturore janë vlera të përbashkëta që duhet kultivuar bashkarisht", ka shkruar ai.