Veseli përkujton vdekjen e Arbër Xhaferit
Prishtinë, 15 guaht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar vdekjen e Arbër Xhaferit .
Veseli në rrjetin social Facebook ka shkruar se politika shqiptare ka humbur një mendimtar dhe publicist liberal. Tre vite më parë unë humba mikun tim të madh Arbër Xhaferi, politika shqiptare humbi mendimtarin e saj më liberal dhe debati publik shqiptar njërin nga publicistët më të thellë dhe racional të tij, ka theksuar ai.
Sipas tij Arbri ka lënë pas një volum të madh shkrimesh politike, filozofike e kulturore, që do të zënë vendin e tyre të natyrshëm në historinë e mendimit politik shqiptar. Botimi i tyre, në një vepër të kompletuar, përbën një obligim institucional, arsimor dhe kulturor të Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit, ka deklaruar Veseli.