Veseli përkujton rënien e Tahir dhe Nebih Mehës
Prishtinë, 13 maj - Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar Tahir e Nebih Mehën, për rënien e tyre në vitin 1981.
Ai ka thënë se të dy ranë gjatë një luftimi të përgjakshëm me policinë jugosllave.
Këto fjalë, Veseli i ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Sot, në 34 vjetorin e rënies, përkujtojmë Tahir dhe Nebih Mehen, të cilët në majin e vitit 1981 në Prekaz, ranë në një luftim të përgjakshëm me njësitë speciale të policisë jugosllave.
Lufta e tyre u kthye në një shembull rezistence për qindra e qindra djem e vajza të Kosovës që po dergjeshin në burgjet politike të diktaturës jugosllave dhe në shembull frymëzimi për gjithë Lëvizjen tonë kombëtare për çlirim