21 Janar 2025

Veseli: PDK nuk dëshiron të instalojë logjikën e inatit

Prishtinë, 16 korrik -  "Vetëm mendimi që të shtyhemi për ulëse është tmerruse. Ne po flasim për një rregullore që është e njejtë prej shumë vjetësh. Ne do të shkojmë në mënyrë dinjitoze në Parlament. Do ulemi aty ku na takon. Eshtë dhënë vendi nga do të ulen deputetët sipas certifikimit nga ana e KQZ dhe dihet ku ulet partia fituese”, tha zv.Kryetari i PDK dhe deputeti Kadri Veseli.
Sipas tij, është krijuar një situatë imponuese. Nesër nuk do të ketë një situatë dinamike konfliktuzoe. Nëse nuk krijohen kushtet  do të shofim në rrug legale, transparente. Nuk do të shtyhemi. Askujt nuk do t'i themi cohuni nga karriget. Por nuk do të thotë që do të pranojmë këtë situatë", tha Kadri Veseli, duke shtuar se PDK ka dy ekspertët më të mirë të kushtetueses, Hajredin Kucin dhe Arsim Bajrami.

Kadri Veseli, tha se askush nuk i`u ka faj tre liderëve që humbën zgjedhjet dhe koncepti i kryetarit të PDK, Hashim Thacit, ishte më i afërti me qytetarin dhe fitoi. Sipas tij, PDK nuk po reagon dhe nuk dëshiron të instalojë logjikën e inatit.

`PDK në asnjë moment nuk i ka ofruar asnjë partie pozitën e Kryeministrit sepse ajo i takon Hashim Thacit, sepse e ka votuar populli.Nuk do të vimë në pozitën që do të fitoj revanshi dhe inati. Kam shpresë se kjo situatë do të kalojë. Ajo cka duhet të ndërtojmë është të respektojmë njëra-tjetrën', tha tutje Veseli, duke shtuar se do të ketë një marrëveshje politike, me bazë ligjore.

Ai tha prerazi se nuk do të ketë kontrabandim apo peshkim kandidatësh, sic është spekuluar në media, për të krijuar qeverinë. " DO të kemi marrëveshje politike. Nuk na duhet një qeveri sa për të kaluar. Na duhet një qeveri me bazë e gjërë. Do të bëjmë nga nesër një ofertë polike të hapur dhe të sinqertë", shtoi Veseli.

Sipas tij, kjo është një imagjinatë e sëmur e koluarve të ndryshme.

Kadri Veseli: Gjykata Kushtetuese foli qartë.

Vullneti i votuesve e nxjerrë Partinë Demokratike fituese solide të zgjedhjeve. Në aspektin e kushtetueshmërisë, ne jemi grupi më i madh parlamentar”, tha Kadri Veseli, duke shtuar se kemi një situatë zgjedhore ku populli ka folur qartë dhe Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e parë. Sipas tij, edhe përgjigja e Gjykatës Kushtetues është e mjaftueshme.

Ky interpretim për mandatarin, sipas tij, vlenë edhe për kryeprlamentarin. Të gjitha këto, deputeti Kadri Veseli, i tha në emisionin Rubikon të KTV.

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha  se seanca e nesërme do të jetë vazhdimësi e asaj që e ka treguar populli i Kosovës, një sjellje civilizuese konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

`Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë, dhe këtë e di edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe partitë e tjera. Ajo e përcakton qartë edhe mënyrën se si do të shkojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Vullneti i votuesve e nxjerrë Partinë Demokratike fituese solide të zgjedhjeve.Në aspektin e kushtetueshmërisë, ne jemi grupi më i madh parlamentar”, ka thënë Veseli.

Kur është pyetur nëse do të lëshojnë pe, Veseli ka ripërsëritur se nuk do të lëshojnë pe në institutin e respektimit të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë, por do të lëshojmë pe që të mos krijohen situata të paqena në Kuvend.

Veseli ka folur për mundësitë që spektri politik me dialog t’i zgjidhë dilemat e shkaktuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)