Veseli: Partitë opozitare po shfaqin metoda antidemokratike
Prishtinë, 21 tetor- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partitë opozitare me veprimet e tyre po shfaqin metoda të vrazhda dhe antidemokratike.
Veseli në një bisedë për Epokën e re tha se Kuvendi nuk bën të bjerë nën diktatin e dhunës, por ti kthehet normalitetit të punës, për të cilin edhe është votuar nga qytetarët e vendit.
Ai u ka bërë thirrje zërave të arsyeshëm opozitarë, që bashkërisht ta kapërcejnë këtë situatë.
Veseli ka thënë se Kosova ka lëvizur përpara sa herë që ka funksionuar trekëndëshi i partneritetit Washington - Prishtinë - Bruksel.
Ky trekëndësh i ka sjellë lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. I ka sjellë edhe marrëveshjet e fundit për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë, tha Vesel.