Veseli organizoi pritje për pjesëmarrësit e Takimit të Lidershipit
Mitrovicë, 21 qershor Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë, ka organizuar pritje të veçantë për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, i cili është mbajtur në Prishtinë, me prezencë të rreth 250 përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari Veseli e konsideroi qëndrimin e tyre disaditor në Kosovë dhe Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit si mundësi të shkëlqyera për të forcuar lidhjet midis popujve dhe për të rritur besimin ndaj njëri-tjetrin.
Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, është shembull për rajonin dhe më gjerë. Më shumë se kurrë, na duhet bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve, i ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, theksoi kryetari Veseli.