Veseli niset për Panama
Prishtinë, 17 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se promovimi i Kosovës në vendet e Amerikës Latine është një ndër sfidat kryesore në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook ku shihet duke pritur fluturimin për në Panama.
Në Lisbonë, në pritje të fluturimit për Panama, duke konsultuar materialet e përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtme për vendet e Amerikës Latine. Promovimi i Kosovës në këtë kontinent dhe konsolidimi i lidhjeve me vendet e këtij rajoni është një ndër sfidat kryesore tona në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka shkruar Veseli.