Veseli, ngushëllon familjen e Mark Krasniqit
Prishtinë, 28 gusht - Me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, familjes Krasniqi, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, komunitetit letrar e kulturor, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, u shpreh ngushëllimet e sinqerta.
Akademik Krasniqi ka lënë gjurmë të pashlyera në shkencën, kulturën, artin dhe edukimin e popullit tonë, me krijimtarinë e tij të gjithanshme letrare, etnografike e politike.