19 Janar 2025

Veseli, në vizitë zyrtare në Gjermani

Berlin, 17 janar - Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në një vizitë zyrtare në Gjermani, sot zhvilloi një takim me Peter Beyer dhe Dr. Johann Wadephul, të dy deputetë dhe anëtarë  të Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman.

Zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli u shpreh falenderues për përkrahjen e Gjermanisë karshi Kosovës dhe kërkoi bashkëpunim edhe në të ardhmen.

’Në emër të PDK-së dhe të popullit të Kosovës falënderoj përzemërsisht Republikën Federale të Gjermanisë për mbështetjen e madhe që keni dhënë për çështjen e Kosovës.

Gjermania për shumë vite ka kontribuar në Kosovë, jo vetëm në fushën politike por edhe në atë ekonomike dhe kulturore. Unë  dëshiroj që ky bashkëpunim të intensifikohet në fusha të caktuara në të cilat përvoja gjermane dhe ndërtimi i kapaciteteve tona do të bëhej nga mbështetja gjermane. 

Investimet gjermane në Kosovë kombinuar me liberalizimin e vizave të cilat do të krijonin një urë për shkëmbimin e ideve dhe praktikave në mes sektorëve të ekonomisë së Kosovës dhe Evropës do të hapnin potencialin e plotë ekonomik të Kosovës. Unë shoh një rol të jashtëzakonshëm të Gjermanisë në këto iniciativa’ – theksoi Veseli.

Takimi është fokusuar në përkrahjen e Bundestagut gjerman për
perspektivën evropiane të Kosovës, zhvillimin ekonomik, shtetin ligjor dhe zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe integrimin e veriut në sistemin kosovar.

Deputetët Beyer dhe Wadephul u shprehën të gatshëm që të ofrojnë mbështetje edhe më të theksuar, duke bërë te ditur se roli i Gjermanisë ka qenë dhe do të mbetet fundamental në forcimin e shtetit të Kosovës dhe avancimit të saj drejt BE-së.

Zëvendëskryetari i PDK-së do të vazhdoj nesër takimin me zyrtarë të lartë të CDU-së, në takimin vjetor të saj ku eshte ftuar si mysafir nderi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)