18 Shtator 2025

Veseli në vend të Thaçit

Prishtinë, 13 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është rivali kryesor i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Marrëveshja e koalicionit LDK-PDK, e cila i hapi rrugë Thaçit që të marrë postin e presidentit pas një viti, i ka shtuar ambiciet e Veselit.

Ky plan i ish-shefit të SHIKU-ut është konfirmuar edhe nga vetë njerëzit e tij të afërt, madje kjo mundësi nuk është mohuar as nga disa zyrtarë të PDK-së, shkruan ‘Zëri’.

/Zëri/