Veseli ndërpret përfundimisht seancën plenare
Ndërkohë, jashtë Selisë së Kuvendit janë mbledhur aktivistë të forcave opozitare, të thirrur në mbrojtje të deputetëve.
Thirrja ishte bërë me arsyetimin, se kishin informacione që policia do të ndërhynte për të larguar deputetët.
Jashtë në shesh, zëvendëskryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi deklaroi se, paralajmërimi i Veselit për nxjerrjen e deputetëve ka bërë që të protestohet dhe se do të kundërshtohet me të gjitha forcat një gjë e tillë.
Ahmet Isufi, nga AAK-ja, tha se nuk do të ndalen, deri sa të tërhiqen marrëveshjet, ose deri në rrëzimin e qeverisë.
AAK, është e shqetësuar nga njoftimet se policia munjd ti largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës. Mandati i deputetit është i garantuar me kushtetutë dhe ai nuk zmbrapset me kurrfarë masash policore.
Prandaj në një situatë të tillë kërcënuese, AAK ka ftuar qyetarët që të vihen në përkrahje të deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës.