Veseli ndërpren seancën
Prishtinë, 1 tetor - Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka ndërprerë seancën e kuvendit të Kosovës për të dytën herë. Ai ka deklaruar se më Kuvendi nuk do të bllokohet në të ardhmen.
\"Në këto rrethana është e pamundshme të vazhdohet seanca. Nuk do të ketë seancë as sot e as nesër, por theksoi se Kuvendi i Kosovës nuk do të bllokohet pafundësisht në të ardhmen. Javën e ardhshme do të mbahet mbledhja e kryesisë dhe atëherë do të kuptoni se si do të veprohet më tutje, ka theksuar Veseli.