20 Janar 2025

Veseli nderoi dëshmorët Pajaziti, Hoxha dhe Zejnullahu

Prishtinë, 31 janar - Sot, në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëri nderime dhe vendosi lule pranë shtatores të heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari Veseli e konsideroi janarin muaj që sjell rikujtesën e historisë tonë me shumë dhimbje, sepse nga shokët u ndanë një plejadë e tërë e patriotëve e heronjëve kombëtarë.

Në këtë vargan të historisë sonë të dhimbshme, theksoi kryetari Veseli, vend të veçantë zënë organizatori dhe komandanti i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti me shokët e pandarë, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

“Rënia e tyre, në fundjanarin e 1997-tës, rirreshtoi forcat çlirimtare, duke u dendësuar radhët dhe duke sjellë vlerën e sakrificës si dëshmi se liria është më e shtrenjtë se jeta. I përjetshëm është kujtimi për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Më pas, kryetari Veseli ka vazhduar për në fshatin Pestovë dhe ka bërë nderime pranë lapidarit të tre heronjve, në vendin e rënies së tyre.

Pas homazheve në Pestovë, kryetari Veseli vijon me vizita në Memorialin Përkujtimor “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe në Lladofc. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)