03 Maj 2024

Veseli: Mustafa po nxitë urrejtje në popull

Prishtinë, 6 shkurt - Ish- shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli nëpërmjet një reagimi për media ka thënë se është për keqardhje se në cilën rrugë të papjekurisë, anarkisë dhe nxitjes së urrejtjes, po tentohet të drejtohet populli nga një pjesë e politikës, të prirë dhe nga kryetari i LDK-së dhe shefi i opozitës, Isa Mustafa.

Reagimi i Kadri Veselit ka ardhur pas deklaratave që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i bëri gjatë një konference për media, ku akuzoi sërish SHIK-un.

Ish- shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli konsideron se kryetari i LDK-së, si dhe çdo kush para e pas tij, duhet të deklarohen dhe marrin përgjegjësinë etike e juridike për akuzat që bëjnë, para organeve të drejtësisë, sepse në të kundërtën, turpi dhe përgjegjësia do të jenë njëtrajtshëm me ata që kanë kryer krime të tilla.

“Në vend të fokusimit në prioritete nacionale dhe krijimit e respektimit të stabilitetit të institucioneve, tentativa për t’i dhënë kahje imponuese politike, absolute dhe nxitëse gjërave sensitive në princip, pa bazën e fakteve dhe argumenteve dhe në rrugë joinstitucionale, të përkujton një kohë dhe mentalitet që popullit tonë i ka kushtuar shumë në të kaluarën, me të persekutuar, burgosur e vrarë”, ka thënë në reagimin e tij Veseli.

Për më tepër, Veseli vlerëson se është paradoksale kur pjesë të këtij procesi bëhen pikërisht eksponentë të cilët siç thotë “që nga fëmijëria ime kanë qenë pjesë aktive dhe me petkun më të lartë ekzekutiv të kohës e atyre veprimeve dhe asnjëherë deri më sot, as edhe verbalisht nuk kanë marrë qëndrim distancues nga krimet e tilla”.

“Është e vërtetë se pas luftës në këtë vend kanë ndodhur disa krime që e kanë turpëruar dhe gjakosur lirinë, dhe ato duhet doemos të zbulohen, por këto tragjedi askujt s’duhet t’ia japin privilegjin e atakuesit, aq më pak, turpin e kënaqësisë dhe përfituesit për moment politike, siç është bërë praktikë e zakonshme kjo nga të tillë”, ka theksuar Veseli.

Ish shefi i SHIK-ut ka thënë se është munduar e po mundohet që të qëndroj larg kësaj gjuhe për hir të interesit nacional.

“Unë jam munduar e po mundohem të qëndroj larg kësaj gjuhe për hir të interesit nacional. Tekefundit, tek populli, shteti dhe zoti, secili do të marrë çdo ditë atë që meriton”.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa gjatë konferencës së sotme për media tha se Grupi Parlamentar i PDK-së, respektivisht deputetët e ardhur nga SHIK-ut po sajojnë tema bizare, me të cilat dëshirojnë të tërheqin vëmendjen nga problemet reale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)