Veseli mori pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së
Prishtinë, 5 mars - Sot, në ditën e parë të shënimit të 18-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë.
Pas ceremonisë, kryeparlamentari Veseli, së bashku me udhëheqës të tjerë të institucioneve qëndrore të vendit dhe drejtues të FSK-së, vendosi lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në shenjë nderimi për të gjithë të rënët.