19 Janar 2025

Veseli merr pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit Qamil Ilazi

Kaçanik, 14 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik, mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit Qamil Ilazi – Komandant Bardhi, ndërsa bëri nderime dhe vendosi lule pranë shtatores së dëshmorit Agim Bajrami.

Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova sot është krenare me luftën e shenjtë të Ushtrisë së saj Çlirimtare dhe me sakrificën e dëshmorëve, para të cilëve sot të gjithë përkulen me nderim. Veseli tha se tani nevojitet angazhim i të gjithëve, për ta bërë Kosovën një vend më të mirë dhe më të begatë, duke e çuar kështu në vend amanetin e dëshmorëve.
Kreu i Kuvendit falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në luftën e UÇK-së, në mënyrë të veçantë drejtuesit të shtetit shqiptar në vitet 1998-1999, të cilët, brenda rrethanave të kohës, bën të pamundshmen për t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës dhe luftës së tij të drejtë.
 “Nga sot, kujtimin për Komandant Bardhin, do ta kemi të përjetësuar në shtatoren e vendosur në Kaçanikun e kujtesës sonë kombëtare. Nderim të përhershëm të gjithë atyre që me mundin dhe jetën e tyre ia sollën lirinë kësaj toke të bekuar”, theksoi kryetari Veseli.
Pas ceremonisë, kryetari Veseli vendosi lule në Kompleksin memorial të dëshmorëve dhe martirëve në qytetin e Kaçanikut. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)