Veseli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër
Prishtinë, 16 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij për rastin Kleçka.
Ai ka thënë se ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër. Përshëndes vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit për rastin e ashtuquajtur Kleçka. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër. Ftoj të gjithë qytetarët e vendit tonë, ti besojnë shtetit ligjor dhe të punojmë bashkërisht në fuqizimin dhe sundimin e drejtësisë, ka shkruar Veseli në profilin e vet në Facebook.