Veseli: Kur është vrarë Maloku, nuk ka pasur ShIK
Prishtinë, 12 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i është përgjigjur akuzave të deputetes së LDK-së Doruntinë Maloku.
Kur është vrarë babai juaj nuk ka pasur ShIK, ka pasur vetëm UÇK, ka thënë Veseli duke përkujtuar se pas luftës janë vrarë edhe serbë e jo vetëm shqiptarë.
Në ndërhyrjen e deputetes Maloku se për vrasjet e ShIK-ut ka dëshmuar Nazim Bllaca, Veseli ka thënë se shumë shpejt Kosova do ta marrë vesh kush është Nazim Bllaca.
Veseli në vazhdim ka theksuar se është hera e fundit që do të flasë për këto akuza duke thënë se për akuza të tilla janë organet e drejtësisë dhe edhe vetë Gjykata Speciale që do të themelohet.