Veseli kujton Nënë Terezën
Prishtinë, 26 gusht - Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar sot humanisten Nënë Tereza me rastin e ditëlindjes e 106-të të saj.
Sot është ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënës Terezë. Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit një humaniste të madhe. Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj. Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore, ka shkuar Veseli në Facebook.