Veseli: Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian
Prishtinë, 9 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian, megjithatë sipas tij për Kosovën kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne.
\"Sot është dita e Evropës që përkujton deklaratën historike të Robert Schuman 66 vite më parë ku shpalosi së pari idenë largpamëse të krijimit të institucioneve ndër-shtetërore mes vendeve që vetëm pak vite më herët kishin bërë kundër njëri-tjetrit luftën më të madhe që ka njohur njerëzimi\", ka shkruar ai në Facebook./
Sipas tij ajo deklaratë shërbeu si vendosja e gurit të themelit drejt ndërtimit të Bashkimit Evropian prandaj konsiderohet si dita simbolike e paqes, unitetit dhe solidaritetit evropian.
\"Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rekomandimin e Liberalizimit të Vizave, Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Megjithatë për Kosovën kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne ka në procesin e integrimit dhe domosdoshmërinë e përqëndrimit dhe angazhimit më të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit\", ka thënë ai.