Veseli: Komunitetet janë pasuri e vendit tonë
Komunitetet janë pasuri e vendit tonë. Të gjithë ne, marrim përgjegjësi dhe japim kontribut për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shtetasve tanë, pa dallim përkatësie. Urime dhe gëzuar!, thuhet në urimin e kryetarit Veseli.
Po në kuadër të shënimit të kësaj dite, një grup prej 120 studentësh nga radhët e këtij komuniteti, shoqëruar nga deputeti Veton Berisha, vizitoi sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Duke e konsideruar këtë vizitë shumë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij komuniteti, deputeti Berisha tha se qëllimi i saj është që pjesëtarët e komunitetit egjiptian ta shohin për së afërmi dhe ta ndiejnë tempullin e demokracisë, vendin ku vendoset për fatin e tyre dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës.
Të pranishmëve, me nga një fjalë rasti iu adresuan edhe shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Veseli, Driton Lajçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe zëvendësministri i Administratës Publike, Mustafë Myrtaj. Ata u përgjigjën, gjithashtu, edhe në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga studentët, të cilat lidheshin, kryesisht, me aspekte të përfaqësimit, punësimit e të shkollimit për pjesëtarët e komunitetit egjiptian në Kosovë.