Veseli: Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj
Prishtinë, 9 janar - Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, por me një përfundim dëshpërues.
\"Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve, entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan ti rrisin fëmijët e tyre në këtë vend. Sa nuk është bërë vonë, duhet reflektuar. Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj. Mbështetje Policisë së Kosovës e cila sot dëshmoi një profesionalizëm të nivelit më të lartë në mbrojtjen e institucioneve, jetës dhe pronës së qytetarëve\", ka shkruar Veseli në \"Facebook\".