20 Janar 2025

Veseli kërkon që Remit t’i merret mandati i deputetit

Prishtinë, 30 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është drejtuar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që t’i merret mandati i deputetit Rrustem Mustafës.

Veseli ka kërkuar nga presidentja t’i drejtohet KQZ-së që pas marrjes së mandatit të Mustafës të emërojë një tjetër deputet të PDK-së.

Sipas burimeve të “Zërit”, Veseli ka bërë një kërkesë të tillë, pasi Mustafa nuk e ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.

Rrustem Mustafa është dënuar vitin e kaluar nga Gjykata për krime lufte.

“Na ka ardhur edhe vendimi i Gjykatës për Rrustem Mustafën që është i dënuar. Andaj, kryeparlamentari Veseli të premten i ka dërguar letër presidentes, ku ka kërkuar që ta adresojë në KQZ marrjen e mandatit të deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafës, dhe në vendin e tij të caktojë një deputet tjetër të kësaj partie”, ka bërë të ditur burimi brenda Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)