19 Janar 2025

Veseli kërkoi rritjen e dinamikës së punës së komisioneve paralamentare

Prishtinë, 24 mars - Me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Kuvendit, të funksionimit sa më të mirë të komisioneve, si dhe të përshpejtimit të shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Duke dhënë një pasqyrë të legjislacionit të miratuar kohëve të fundit në Kuvend dhe atij që është në procedurë, kreu i Kuvendit kërkoi rritjen e dinamikës së punës nga ana e komisioneve parlamentare për shqyrtimin e projektligjeve, në mënyrë që Kuvendi të kryej përgjegjësitë e tij kushtetuese sipas ritmeve të parapara.

Kryetari Veseli bëri të ditur se aktualisht në procedurë parlamentare janë 29 projektligje, ndërsa nga drejtuesit e komisioneve kërkoi që të intensifikojnë angazhimet për procedimin sa më të shpejtë të tyre.

Drejtuesit e komisioneve parlamentare, ndërkaq, paraqitën të dhëna rreth ecurisë së deritashme të punës për përmbushjen e detyrave dhe të obligimeve nga ana e komisioneve që ata drejtojnë.

Ata potencuan angazhimet e tyre për procedimin sa më të shpejtë të projektligjeve dhe miratimin e tyre në Kuvend, në funksion të plotësimit dhe përmirësimit të infrastrukturës juridike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)