18 Maj 2024

Veseli: Haradinaj të marrë votat dhe të bëhet kryeministër

Prishtinë, 15 janar - Ish - kreu i SHIK-ut kosovar, Kadri Veseli ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mund të bëhet kryeministër vetëm me votat që i fiton nga populli.

Duke vlerësuar apetitet e Ramush Haradinajt për t’u bërë kryeministër, Veseli ka thënë se çdo pretendim për secilin post është legjitime deri në momentin kur e ka legjitimitetin e votave të qytetarëve të Kosovës.

“Lirimi i Ramush Haradinajt është një fitore e madhe për Kosovën dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës, kjo është aspekti një anësor i përgjigjes në pyetjen tuaj, ndërsa në kuptimin politik, ne kemi një proces demokratik të cilin ne të gjithë duhet ta respektojmë dhe të gjithë neve që pretendojmë të merremi me politik duhet të sillemi konform atyre rregullave demokratike.\"

\"Pastaj çdo pretendim apo dëshirë është legjitime deri në momentin kur e ka edhe mbështetjen legjitime të votave dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli për Radio Dukagjinin.

“ PDK-ja është fituese legjitime dhe legale në Kosovë aktualisht, presim zgjedhjet e ardhshme, besojë se do të kemi një situatë më të mirë dhe edhe më të lakmueshme për qytetarët tanë. Kjo i bie që të gjithë do të jemi të kënaqur me vullnetin e sovranit dhe do të zgjedhemi në bazë të këtij vullneti të sovranit”, ka thënë Veseli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)