Veseli: Fushë Kosova, e gatshme të nisë Misionin e Ri
Prishtinë, 29 maj Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, sot ka zhvilluar një takim pune me strukturat e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, kryesinë e Degës dhe Këshillin Drejtues të PDK-së në Fushë Kosovë.
Në fjalën e tij, z. Veseli tha se programi Misioni i Ri është i pakrahasueshëm me programet e partive tjera dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha strukturave të PDK-së që të ofrojnë kontributin maksimal për zgjedhjet nacionale.
Ne kemi kapacitete për të realizuar Misionin e Ri, platformën e PDK-së për mandatin e tretë, duke i dhënë prioritet zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tonë. Në vitin 2007, PDK e gjeti bujqësinë me dy milionë euro buxhet, aktualisht i ka 27 milionë ndërkaq vitin e ardhshëm do të jenë 125 milionë euro, tha veç tjerash z. Veseli.
Kryetari i Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, z. Naser Grajçevci, foli për angazhimet dhe aktivitetet që po bënë në vazhdimësi kjo Degë.
Takimin me Zëvendëskryetarin e PDK-së, Grajçevci e vlerësoi si një shtytje dhe përkrahje për fitoren e PDK-së më 8 qershor në Fushë Kosovë, ashtu si në gjithë Republikën e Kosovës.
Edhe kandidati për deputet nga Fusha Kosova, Nijazi Kolshi shprehu gatishmërinë për ti prirë Misonit të Ri në këtë komunë si dhe falënderoi të gjithë për besimin e dhënë.