Veseli e Limaj prej kohësh në "luftë"
Duke qenë se mes tyre ka pasur gjithmonë përplasje, mendohet se "kurthin" për largimin e Limajt nga partia e ka realizuar vetë Veseli, shkruan Zëri.
Për situatën mes dy personaliteteve ka folur hapur vetëm Berat Buzhala, i cili thekson se mes Veselit dhe Limajt ka një luftë për pozitën e dytë brenda në parti.
Sipas Buzhalës, pozicionimi i Veselit në postin e nënkryetarit të parë në PDK nuk i ka lënë vend Limajt.
Ish-drejtori i përgjithshëm i SHIK-ut, Latif Gashi, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka hedhur poshtë deklarimet e bashkëpartiakut të tij, duke thënë se nuk janë interesante deklaratat e Buzhalës, të cilat, tha ai, as që i bëjnë ndonjë përshtypje.
Megjithëkëtë, analistët politikë thonë se çarjet e fundit në PDK kanë të bëjnë me një lufte në mes Veselit e Limajt.
/Zëri/