Veseli: Ditë e veçantë për vendin
Prishtinë, 8 qershor - Zëvendës kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka hedhur votën e tij së bashku me bashkëshorten, në Prishtinë, në vendvotimin te Shkolla fillore Faik Konica.
Z. Veseli foli për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve duke ftuar qytetarët të dalin në votime, ai me këtë rast theksoi se në këto katër vitet e ardhshme presim ngritjen e mirëqenies dhe punësimin.
"Është ditë e veçantë për vendin tonë dhe çdo familje, është për tu admiruar qetësia dhe kultura e votimit. Kjo kulturë dëshmon se ne shpejt e kemi vendin në Bashkimin evropian. Nga këto zgjedhje presim që në katër vitet e ardhshme të kemi rritje të mirëqenies dhe më shumë suksese", theksoi Zëvendës kryetari i PDK-së, Z. Kadri Veseli.