23 Janar 2025

Veseli: Dita e Evropës, gëzim i qytetarëve

Prishtinë, 8 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se para 70 vitesh ka ngjarë Dita V.

“8 maji 1945, ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë, kur para forcave të shteteve aleate pa kushte u pranua kapitullimi i Gjermanisë naziste”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, kjo ditë shënon gëzimin e qytetarëve anë e mbanë botës për përfundimin e kësaj lufte shkatërrimtare, e paparë deri më atëherë për nga viktimat, vuajtjet dhe dëmet e shkaktuara në botë.

“Pas kësaj lufte të përgjakshme, vendet evropiane u bënë hapësirë e pajtimit, paqes, bashkëjetesës e mirëkuptimit. Kosova, si pjesë e këtij kontinenti, kujton atë luftë të tmerrshme, ngase pas saj vijoi tragjedia edhe në rrafshin nacional, edhe në atë ideologjik, deri në çlirimin tonë të plotë, më 1999. Sot, Evropa me vlerat e saj të lirisë, barazisë dhe solidaritetit, ofron mundësinë dhe përvojën për popujt që ende nuk janë pjesë e këtij bashkimi, duke dhënë mbështetje për vendet që vazhdimisht aspirojnë këto vlera universale.

\"Rinia jonë në veçanti i çmon dhe përqafon këto vlera dhe vendi ynë gjendet fuqishëm në këtë rrugë të integrimit euroatlantik”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)