Veseli dhe Gabriel vlerësojnë rëndësinë e procesit zgjedhor
Prishtinë, 26 maj - Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Marian Gabriel, zëvendës shef dhe Zonjën Alienor Benoist, analiste politike pranë misionit të vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet e 8 qershorit.
Veseli dhe Gabriel biseduan për zhvillimet dhe aktiviteteve të përqendruara të misionit mbikëqyrës të zgjedhjeve nga OSBE-ja në tërë territorin e Republikës së Kosovës si dhe përgatitjen e PDK-së për këto zgjedhje që ato të jenë të lira, demokratike dhe me standarde ndërkombëtare.
Nga diskutimi doli vlerësim i përbashkët se zgjedhjet e zhvilluara në pajtim me ligjin do të përçojnë mesazh pozitiv te institucionet dhe misionet ndërkombëtare, vlerësim për qytetarët e Kosovës dhe institucionet që dalin nga këto zgjedhje.