29 Prill 2024

Veseli: Deshëm ta takojmë, Rugova nuk pranoi


Prishtinë, 20 shkurt - “Që në vitin 1996, dërguam Enver Hasanin e Mujë Rugovën për të biseduar me Bukoshin” tha ish shefi I SHIK-ut, Kadri Veseli, për përpjekjet e UCK-së që t’i vendos marrëdhëniet me Rugovën dhe institucionet e atëhershme të Kosovës.

“Jemi munduar të takohemi me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugova qysh në vitin 1992. Komandanti legjendar Adem Jashari ka qenë në Rinas për t’u takuar me Rugovën.  Është premtuar por nuk është realizuar”, ka deklaruar Kadri Veseli, udhëheqësi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK)

Në vazhdën e përpjekjeve për t’u takuar me Ibrahim Rugovës, Veseli përmendi edhe vitin 1996 kur, sipas tij, nga njerëzit e UÇK-së janë dërguar në Gjermani Rektori i tashëm i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova dhe Kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës , Enver Hasani, që të takohen me Kryeministrin e dikurshëm të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin.

Ky është shpjegimi që ish udhëheqësi i SHIK-ut, Kadri Veseli i bëri për marrëdhëniet që kanë ekzistuar mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe institucioneve që ishin krijuar pas viteve 90-ta.

“UÇK ja ka ekzistuar edhe gjatë vitit 1992. UÇK ishim vetë ne, njerëzit që angazhoheshim për Kosovën Republikë”, ka thënë mes tjerash Veseli, në një intervistë për KTV.

Kadri veseli ka paralajmëruar futjen e tij në politikë.

Ish-shefi i Shërbimit Intelegjent të Kosovës, Kadri Veseli ka rrëfyer për themelimin e këtij shërbimi dhe strukturën e tij. Ai ka treguar se si lëvizja e studentëve e vitit 1997 ka qenë baza kryesore e SHIK-ut.

“Këtyre lëvizjeve iu janë dhënë atë kohë edhe trajnime të intelegjencës nga ata që ia kanë dashur të mirën Kosovës, të jashtëm por edhe nga vendi amë. Kjo strukturë ka qenë baza e SHIK-ut”, ka thënë Veseli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)