19 Janar 2025

Veseli bëri nderime pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur

Prishtinë, 27 prill - Sot, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri nderime dhe vendosi lule pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur, në oborrin e Kuvendit.

Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi ditë të kujtimit e të dhembjes për të gjitha ato familje, të cilët ende nuk e dinë ku gjenden të afërmit e tyre. Veseli tha se u bënë 17 vite pritje dhe tani është momenti i fundit që të ndriçohet fati i tyre.

“I kujtojmë me respekt dhe përulje, të gjithë ata fëmijë, gra, burra e të moshuar. I falënderojmë, njëkohësisht, familjarët e tyre që me gjithë dhembjen e madhe, vazhdojnë të qëndrojnë krenarë. Edhe për vet ne, bartësit e përgjegjësive institucionale, çdo ditë e kaluar e jetës sonë, është ditë e dhembjes, e kujtimit dhe e kërkesës, që të dihet ku janë njerëzit tanë”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Ai shtoi se të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)