Veseli: Askush nuk mund ta shkatërrojë shpirtin tonë të tolerancës fetar
Prishtinë, 10 dhjetor - Gazeta prestigjioze franceze Le Monde, ka bërë një reportazh për gjendjen në Kosovë, në kontekst të radikalizmit islamik dhe ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Gjatë luftës 1998-1999, të udhëhequr nga shqiptarët e Kosovës, për tu ndarë nga Serbia, propaganda serbe e përshkruante UÇK-në si një grup të rrezikshëm islamist, vazhdon përshkrimin Le Monde.
Nuk ka qenë kurrë luftë e religjionit, citohet të ketë thënë për Le Monde, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.
Më 27 nëntor, dy javë pas atentateve të Parisit, sipas Le Monde, Kadri Veseli ka vizituar Medresenë e Prishtinës. Mesazhi i tij adresuar 500 nxënësve ishte i dyfishtë. Riafirmimi i ndarjes në mes të Shtetit Islamik dhe fesë në Kosovë, si dhe rikujtimi që \"autorët e atentateve janë armiq të Zotit dhe të besimit, grupe kriminele që kërkojnë shkatërrimin e shpirtit tanë, tolerancës fetare dhe solidaritetit\", shkruan Le Monde, duke parafrazuar kryeparlamentarin Veseli.