Veseli: Amnesty International, të qartësojë për Lushtakun
Prishtinë, 20 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një deklaratë lidhur me raportimet që lidhen me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Në deklaratën e kryeparlamentarit Veseli thuhet:
Jam i shqetësuar nga raportimet në media, të cilat flasin, se si pasojë e grevës së urisë, është përkeqësuar gjendja shëndetësore e z. Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i njohur i UÇK-së.
Të drejtat dhe liritë e individit janë të pacenueshme në Republikën e Kosovës. Kërkoj nga institucionet përkatëse, si dhe raportuesit e pavarur të shoqërisë civile, si KMDLNJ dhe Amnesty International, që të qartësojnë nëse në rastin e z. Lushtaku këto të drejta dhe liri nuk janë respektuar.