16 Janar 2025

Veriu pretendon autonomi brenda Serbisë

Prishtinë, 23 mars - Në rast se Beogradi pranon që veriu të integrohet në sistemin kushtetues juridik të Kosovës, kjo pjesë paralajmëron se do të shpallë njëanshëm autonominë.

Kjo autonomi nuk do të shpallej përbrenda territorit të juridiksionit të Kosovës, por Serbisë. Këtë akt, serbët e atjeshëm paralajmërojnë se do ta ndërmerrnin përmes kuvendit të katër komunave me shumicë serbe në veri, i cili prezanton serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ky kuvend i katër komunave serbe, i cili për autoritetet e Kosovës paraqet një institucion ilegal pasi që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Serbisë, në takimin e fundit ka marrë qëndrim se as autonomia dhe as rajoni evropian nuk janë zgjidhje nëse mëtohet integrimi në kuadër të shtetit të Kosovës, shkruan Tribuna.

Kuvendi i komunave serbe këtë pozicion e ka shpalosur në kohën kur Prishtina dhe Beogradi po negociojnë arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për vendosjen e një normaliteti në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, duke kërkuar një zgjidhje që integron këtë pjesë në kuadër të sistemit juridik e kushtetues të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)