18 Janar 2025

Veriu në duart e ndërkombëtarëve

Prishtinë, 29 tetor - Eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka vlerësuar se bashkësia ndërkombëtare do të ketë rolin kryesor për krijimin e një ambienti të sigurtë dhe demokratik ditën e zgjedhjeve në veri.

“OSBE-ja, EULEX-i dhe KFOR-i do të kenë barrën kryesore në ofrimin e një ambjenti të sigurt ditën e zgjedhjeve në veri”, ka deklaruar Maloku në një intervistë për “Epokën e re”.

Sipas tij, pas 3 nëntorit MPB-ja duhet të merret seriozisht me ristrukturimin dhe organizimin e policisë në veri. Maloku ka thënë se zgjedhjet në veri nuk mund të dëmtohen nga strukturat radikale që veprojnë atje.

Ai ka kërkuar nga institucionet e sigurisë mos të bien pre e askujt në ditën e zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës.

“Institucionet e sigurisë ditën e zgjedhjeve nuk duhet të bien pre e askujt. Këto institucione duhet të organizohen mirë dhe nuk duhet të lejojnë asnjë parregullsi më 3 nëntor”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)