Veriu i Kosovës, temë e bisedimeve në raundin e ardhshëm
Prishtinë, 18 korrik - Kosova dhe Serbia pritet që gjatë javës që vjen, të vazhdojnë me raundin e ri të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët.
Diplomatët presin që gjatë muajve në vazhdim, të shtohen temat e diskutimeve dhe sipas vëzhguesve, veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe do të jetë me siguri pjesë e këtyre bisedimeve.
Serbët në veri kundërshtojnë çdo përpjekje për vendosjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës.
Në këtë raund pritet të bisedohet edhe për energjinë elektrike, telekomunikacionin, kadastrën, si dhe për vulat doganore.