19 Maj 2024

Verifikimi i deputetëve nga AKI, i paarsyeshëm

Prishtinë, 14 mars - Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Ymri Ahmeti, deputet nga radhët e LDK-së ka kërkuar që të publikohet arsyeja e dorëheqjes së zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci.

Ai ka thënë se në parim nuk ka dorëheqje vullnetare, ndërkohë që ka theksuar se Merovci ka qenë katër vjet në atë pozitë dhe posedon të dhëna të rëndësishme.
 
Ai i ka kërkuar nga kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi që të tregojë arsyen se pse ka zvarritur kërkesën për verifikimin e anëtarëve që e mbikëqyrin AKI-në.

Krasniqi është përgjigjur menjëherë duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme verifikimin e deputetëve, anëtar të këtij komisioni, sepse, sipas tij, ai nuk ka kompetencë t’i kërkojë AKI-së diçka të tillë pasi këta njerëz janë votuar nga qytetarët.

Krasniqi ka pohuar se partitë politike duhet të dinë se çfarë kandidatësh pretendojnë t’i fusin në parlament. Ai ka thënë se një verifikim i tillë i është dukur i pa paarsyeshëm dhe nënçmues nga një institucion të pakonsoliduar.

Ai ka thënë se edhe Shefi i AKI-së e ka ditë kërkesën e Komisionit dhe se ka mundur të ndërmerrte një verifikim të tillë.

Ndërkohë, Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Florin Krasniqi ka kërkuar që kjo çështje të mos politizohet, pasi bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm kombëtar.
(RTK)



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)