Vërejtjet që i ka bërë Kosova të argumentueshme
Prishtinë, 29 mars - Zëvendëskryeministri Kuçi, ka thënë se Kosova pret që vërejtjet e bëra ndaj disa formulimeve në draft dokumentin e BE-së, të cilin e ka siguruar Epoka e re, të merren parasysh.
Kuçi ka deklaruar për Epokën e re, se vërejtjet që i ka bërë Kosova janë të argumentueshme.
Ndërkaq një burim brenda qeverisë së Kosovës, në kushte anominitetit i ka thënë gazetës se në takimin e 2 prillit mund të ketë marrëveshje vetëm nëse merr pjesë presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq apo zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq