Veprimtaria humane e deputetit Haxhiu
Mitrovicë, 10 janar - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu-Kamishi, edhe pse i angazhuar në jetën politike të vend, ai nuk po ndalet së kontribuuari për qytetarët e Kosovës, në veçanti për rajonin e Mitrovicës, që kanë nevoja të ndryshme jetësore.
Edhe pse disa deputetë të Kosovës po japin premtime, qoftë mjetet nga rrogat e tyre, apo edhe në forma të tjera, ata ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Me iniciativë dhe kontributin e deputetit Bekim Haxhiu janë ndërtuar dy shtëpi për qytetarët, të cilët ishin pa kulm mbi kokë. Po ashtu, Haxhiu i ka dhënë rreth 1500 euro për ndërtimin e shtëpive në Mitrovicë, 400 euro për dokumentarin e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Haxhiu ka dhënë përkrahje edhe për pacientët e ndryshëm që kanë pasur nevojë.