22 Janar 2025

Veprimet e opozitës të ulta dhe jo demokratike

Prishtinë, 1 tetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, e poashtu edhe ecuritë në ambientin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku vlerësojmë që qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nuk iu duhet një veprim i tillë.

AVONET, konsideron se veprimet e tilla dhe qasja e opozitës karshi qeverisë nuk është i një modeli të duhur për të tërhequr nënshkrimin e Kryeministrit nga proceset që tashmë janë të njohura botërisht.

AVONET shpreh shqetësimin për mos pjekuri të bllokut opozitar, ku mos lejimi mbajtjes së seancave nuk është në dobi të interesit publik dhe të proceseve.

Blloku opozitar duhet t\'i paraqet argumentet dhe dëshmitë para qeverisë dhe organeve, por jo të pengoj punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Blloku opozitar duhet të luftojë kundër grupeve të interesit, korrupsionit, nepotizmit dhe mos respektimin e ligjit, barazisë nga mos diskriminimi rajonal e politik, por jo të pengojë ecuritë e punëve që të gjithë deputet janë të thirrur të përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova duhet ta ruaj imazhin dhe të krijohen kushte për zhvillim ekonomik, por jo të krijoj ambient jo sigurt.

Prandaj veprimet e tilla janë në dëm të vendit dhe sjelljet e tilla krijojnë një gjendje jo të mirë për vendin dhe imazhin e Kosovës.

Partitë opozitare duhet të zgjedhin rrugën për të shprehur interesin publik, por jo të pengimit, e rrugës që nuk paraqet demokraci dhe drejt parlamentare dhe kjo është një rrugëtim drejt një kauze dhe bllokim institucional, e drejt një lufte civile.

AVONET kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, që të ftojë partitë dhe të arrij marrëveshje për të tejkaluar një gjendje që mundet të krijon situatë të rëndë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)