02 Maj 2024

Vepra e Adem Jasharit, mesazh i përbashkimit për fitore

Prishtinë, 5 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë bënë sot homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varri i Komandantit Adem Jashari, me rastin 14-vjetorit të qëndresës së tij heroike në Prekaz të Skënderajt.

“Adem Jashari dhe të gjithë të rënët e tjerë të Familjes Jashari janë heronj të të gjithë Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. Ata u flijuan për idenë e madhe të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës dhe si të tillë do të nderohen e do të kujtohen përgjithmonë nga populli dhe institucionet e Kosovës”, tha Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Familjen Jashari.

Edhe me këtë rast, Kryetari Mustafa ritheksoi se LDK-ja dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovën shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë një shembull të rrallë të sakrificës për çlirimin e atdheut.

Në emër të Familjes Jashari, Lulzim Jashari tha se të rënët për lirinë e vendit duket t’i kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, sepse duke e nderuar veprën e tyre ne dëshmojmë se jemi të denjë për ta ndërtuar të ardhmen e vendit, ashtu siç e kanë ëndërruar të gjithë ata që nuk e kursyen as jetën për lirinë e tij.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, akadamik Sabri Hamiti, pas mesazheve te varri i Komandantit Adem Jashari, theksoi: “Jemi këtu për të kujtuar Heroin e Kosovës dhe veprën e tij, që nuk e ka veç kuptimin e një date, një përkujtimi, një ngjarjeje, njeriun i cili është bërë hero para se të shpallej hero institucionalisht, hero popullor, dhe që është një mbështetje e idesë së përbashkimit për fitore.\"

\"Shqiptarët kanë pasë rebelime e kryengritje të panumërta për liri dhe të gjitha respektohen. Historikisht, më së shumti, respektohen ato që japin mesazhin e përbashkimit për fitoren. Dhe, vepra e Adem Jasharit e jep këtë mesazh, i cili në të vërtetë është program nacional që nuk shteret me një brez”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)