19 Janar 2025

Venizelos viziton Kosovën

Prishtinë, 19 shkurt - Zëvëndes kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos viziton sot Prishtinën, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe pritet të diskutohet për integrimin e Kosovës drejt BE-së.

Nuk dihet nëse objekt i bisedës do të jetë apo jo njohja e Kosovës, pasi Greqia njihet si një nga pesë vendet anëtare të BE-së, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, dje Venizelos vizitoi Serbinë ku u takua me kryeministrin serb Ivica Daçiç. Ai përgëzoi Serbinë për lidershipin dhe kurajon e treguar në dialogun me Kosovën, dhe tha se Kosova dhe i gjithë rajoni ka perspektivë të qartë evropiane, dhe Greqia e mbështet një gjë të tillë.

Venizelos u shpreh se nisja e negociatave për anëtarësimin në BE me Serbinë do të jetë kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe shprehur kënaqësi për nisjen e tyre më 21 janar, gjatë presidencës greke të BE-së.

Daçiç dhe Venizelos u shprehën se Serbia dhe Greqia kanë marrëdhënie të afërta, dhe kreu i qeverisë serbe e cilësoi Greqinë si “ndoshta mikun më të madh në BE”, duke shprehur falënderim për mirëkuptimin nga ana e Athinës dhe mbështetjen e dhënë për Beogradin.

Zv.kryeministri grek pritet që nesër të vazhdojë vizitën në Shkup dhe Tiranë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)