19 Janar 2025

Vendosohet një instalacion në formë të "Lego-s"

Prishtinë, 9 maj - Në ditën ndërkombëtare të Bashkimit Evropian, në Prishtinë, në sheshin Skenderbeu, është vendosur një instalacion në formë të "Lego-s", i cili sipas ideatorëve, i rikujton Evropës se qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen të barabartë si evropianët e tjerë.

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka deklaruar se instalacioni është një rikujtim për gjithë ata që bënë përpjekje për integrime evropiane.

“Tani gjithçka po merr kuptim. Ky instalacion është një kujtim i përpjekjeve për lirinë tonë”, është shprehur ministri Çollaku, duke shtuar se kjo është një e arritur e madhe. “Rruga që kemi përpara është e komplikuar, por tani kemi gjetur shtegun dhe përmes këtij labirinti prapa nesh, do ta gjejmë rrugën”, ka deklaruar Çollaku.

Edhe gazetarja Arbana Xharra ka thënë se ky simbol do t’ia rikujtojë EVROPËS, se ne evropianët e vjetër të këtij kontinenti duhet të trajtohemi të barabartë, njësoj si 500 milionë evropianë të tjerë\"U desh të presim 17 vjet për një përgjigje pozitive për liberalizim. Edhe sa duhet të presim që të integrohemi në familjen e madhe të Evropës? Qytetarët e Kosovës nuk e kanë me borxh ta paguajnë faturën e dështimeve!\", ka theksaur ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)