29 Prill 2024

Vendkalimet me Serbinë, pa simbole shtetërore

Prishtinë, 4 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës përmes marrëveshjes së arritur të premten në mbrëmje në Bruksel është pajtuar t’i heqë simbolet shtetërore në zonat e përbashkëta të pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

Kjo gatishmëri e palës vendëse është konfirmuar me konkluzionet që janë nxjerrë nga Bashkimi Evropian të shtunën, e të cilat janë publikuar edhe nga vetë ekzekutivi i vendit.

“Objektet e përbashkëta, të integruara, të vetme dhe të sigurta do të vendosen përbrenda një ‘zone të përbashkët të vendkalimeve të IBM-it,’ të shënjuar bashkërisht, ku zyrtarët e secilës palë kryejnë kontrollet përkatëse. Përjashtimisht dhe kufizuar vetëm në zonat e përbashkëta të vendkalimeve të IBM-it, palët nuk do të shfaqin simbolet e juridiksioneve të tyre përkatëse”, thuhet shprehimisht në pikën katër të këtyre konkluzioneve.

Kjo pikë ia ka bërë më të lehtë shefit të ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, që ta thotë prerazi se mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka kufij, por vetëm “linja administrative”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)