29 Prill 2024

Vendimi i Gjykatës nuk është ndikuar nga politika

Prishtinë, 30 shtator - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka mohur çdo mundësi që vendimi i Kushtetueses mbi çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe deputetëve të jetë ndikuar nga politika ditore.
 
Për më shumë drejtuesi i institucionit gardian të aktit më të lartë juridik të shtetit ka shprehur keqardhje për këdo që mund të mendojë se vendimet e Gjykatës i dikton politika.

”Nuk besoj që mund të thuhet që ka presion politik në një vendim i cili ka 25 faqe arsyetim, zakonisht ju e dini që vendimet tona janë shumë të gjëra dhe shumë të arsyetuara dhe njeriu i cili ka presion politik nuk mund t\'\'i nxjerr ato arsyetime.\"

\"Njeriu kur ka presion i shkrun shkurt dhe shpejt dhe diktohet dhe nuk ka asnjë logjik dhe unë mendoj që është për keqardhje nëse dikush mendon ashtu dhe unë iu siguroj që jo vetëm në këtë vendim po në asnjë vendim nuk ka pasur presion dhe ne i kemi kryer në bazë të rregullave të profesionit”, tha Enver Hasani.

Për kryetarin e gjykatës kushtetuese nuk është asgjë tjetër përveç se rastësi fakti që vendimet e kushtetueses për çështje madhore publikohen kur drejtues të shtetit nuk ndodhen në Kosovë. Gjithsesi Hasani nuk ka shprehur shqetësim as përballë kritikave të adresuara në Gjykatën kushtetuese sidomos pas vendimit të fundit.

Deklarimi i kryetarit të Gjykatës kushtetuese ishte në fakt i pari deklarim pas vendimit që ky institucion mori mbi çështjen e shumëpërfolur të imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetëror përfshirë dhe deputetët.

Kërkesa për interpretim i ishte drejtuar Gjykatës nga ekzekutivi atëkohë pasi për deputetin Fatmir Limaj dhe deputetë të tjerë ishin hapur procedura hetimore nga organet e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)